Shefi i Seksionit të Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, Robert Aga është shkarkuar nga detyra mbrëmjen e djeshme.
Mësohet se shkarkimi nga detyra i Agës ka ardhur pas arrestimit në Tiranë të vëllait të tij, Pajtim Aga. Ky i fundi u ndalua nga policia gjatë një aksioni për arrestimin e disa personave të cilët po transportonin lënë narkotike në formë çokollate.
Ndërkohë emri i vëllait të Shefit të Seksionit të Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, Robert Aga, Pajtim Aga nuk është i panjohur. Me 25 Shtator të vitit 2016, Pajtim Aga u arrestua në Lezhë me 320 gramë kokainë. Në atë kohë vëllai i tij, Roberti ishte Shef i Komisariatit të Policisë Dibër.
Ndërsa Robert Aga i cili deri dje mbante postin e Shefit të Seksionit të Qarkullimit Rrugor në Drejtoinë Vendore të Policisë Dibër, është pjesë e dosjes 184, e cila u bë publike nga gazeta gjermane “Bild”.