Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Mamurras, Laç.

Burime nga policia bëjnë me dije se një person është qëlluar dhe plagosur me pistoletë. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.

I plagosuri është dërguar me urgjencë për në spital, ndërsa nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.