Maskat nuk mbrojnë nga koronavirusi. Ky është mendimi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), e cila u detyrua të rishikonte këshillat e saj pasi në Hong Kong u tha se përdorimi në masë i maskave mund të ndihmojë në uljen e përhapjes së Covid-19.
Pas rishikimit, OBSH-ja vazhdon të thotë se njerëzit nuk duhet të mbajnë maska kur dalin jashtë pasi ende nuk ka prova që kjo gjë parandalon infektimin.
Sipas OBSH-së, maskat duhen përdorur vetëm nga stafi mjekësor dhe pacientët që kanë rezultuar pozitivë.
Kjo këshillë bie në kundërshtim me Qendrën Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, që u ka bërë thirrje amerikanëve që të përdorin masivisht maska.