
Ndonëse mënyrat e transportit të ngarkesave sot janë të ndryshme dhe me automjete, zona të caktuara të vendit tonë, vijojnë të ruajnë traditat e vjetra. Këta që shihni në këto pamje, janë banorë të fshatit Xibër – Hane në Bashkinë e Klosit. Për disa arsye, por më kryesorja, ruajtja e traditës së ndihmës ndaj njëri – tjetrit janë nisur për të marrë në një tjetër fshat ushqim për bagëtinë. Këta banorë veprojnë ende të organizuar, duke u bërë bashkë për të ndihmuar njëri-tjetrin në situata të ndryshme, siç është edhe kjo për transportin e ushqimit për bagëtinë. Ata janë nisur nga fshati Xibër – Hane për në fshatin Gurë i Bardhë, ku dhe do të marrin barin me anë të kuajve. Banorët shprehen se një ndër arsyet është edhe mungesa e rrugës në vendin ku ndodhet bari që do të ngarkojnë, por edhe ruajtja e traditës të dekadave më parë.
Ndërtimi i rrugës së Arbrit ka shkurtuar disi distancën mes dy fshatrave, por megjithatë, transporti i ushqimit për bagëtinë është vështirë të bëhet me automjete.