Rekamë

Në shumicën e fshatrave të vendit tonë, ata që jetojnë ende në to janë mosha e tretë pasi rinia është larguar thuajse e gjitha. Por edhe pse të moshuar, ata nuk e lënë tokën djerr dhe kujdesen për çdo kulturë bujqësore të tyren, ndonëse me vështirësi. Ky është çifti i të moshuarve Drita e Haziz Hoxha nga fshati Bejn i Klosit. Drita tregon se prej 7 muajsh djali i saj u detyrua të largohej jashtë vendit për shkak të gjendjes ekonomike. Nënë Drita shprehet se si shumë të rinj të tjerë, djali rrezikoi jetën me gomone për të kaluar në Angli. Ndërkohë, ajo vetë dhe bashkëshorti, mundohen të mbajnë pemët frutore të kultivuara vite më parë.

Një nga problemet më të mëdha me të cilat përballet fshati Bejn është mungesa e ujit vaditës, çka i ka detyruar që të sigurojnë ujë për stinën e verës që në këtë periudhë.

Pavarësisht ikjes masive të të rinjëve, janë mosha e tretë që ende mundohet ta mbajë gjallë fshatin.