Të dyshuar për korrupsion në sistemin arsimor, dalin emrat e 3 të arrestuarve në Dibër

0

SPAK ka zbarkuar ditën e sotme  në Zyrën Vendore Arsimore Dibër dhe Këshillin e Qarkut Dibër.

Sipas burimeve për Abc News, mësohet se nga ky aksion janë ndaluar Fitim Farruku shef finance në Këshillin e Qarkut, Lul Dani polic bashkiak në Bashkinë Dibër, bashkëshorti i Drejtoreshës së Zyrës Vendore të Arsimit si dhe Halit Shehu Specialist Pyjesh.

Nuk dihet ende për çfarë janë ndaluar, po sipas burimeve dyshohet se SPAK i ka ndaluar për korrupsion në sistemin arsimor.