Të djelën supersfida e kreut. Nikaj: E vlerësojmë Dinamon, por luftojmë për vete

0
7

E diela do të sjellë ndeshjen më kryesore të grupit A në kategorinë e parë. Burreli do të presë në shtëpi ekipin e Dinamos i cili në javën e fundit kalojnë në vendin e parë të grupit A. tashmë rivaliteti po forcohet nga java në javë e gara mes katër ekipeve Burrelit, Dinamos, Korabit e Besëlidhjes po bëhet akoma edhe më e vështirë. Por për trajnerin e Burrelit, Samuel Nikaj, pozicionimet në krye të grupit në këto javë të para nuk thonë asgjë veçse një rivaliteti të fortë. Sa i përket ndeshjes së radhës, Nikaj shprehet se e velrëson Dinamon për historikun e saj në futboll, por që në aspektin cilësor në skuadër aktualisht nuk ka asgjë më shumë se Burreli.
Të them të drejtën do të mundohemi të jemi një rival dinjitoz për Dinamon, sepse normalisht ajo vjen favorite në këtë sfidë për historinë që ka, por jo për nivelin aktual të skuadrës. Kjo sepse mendoj që nivelin nuk e ka më të lartë se ne. Mendoj që jemi dy ekipe të përafërta sa i përket individëve që kemi në përbërje. Ata kanë 4 a pio 5 lojtarë shumë të mirë të cilët unë i kam kontaktuar për të qenë pjesë e Burrelit të këtij sezoni. Por dhe ne kemi kualitetet tona me shumë përvojë e cilësi. Ne nuk do biejmë pre e provokimeve të deklaratave të momentit me ose pa ironi. Ne e vlerësojmë Dinamon maksimalisht për vetë historikun që mban emri i saj mbi supe. Ne do të bëjmë një lojë dinjitoze, ta fitojmë atë dhe të kapim kreun e grupit. Megjithatë unë mendoj që është ende herët me thënë kreu i grupit pasi unë e di se si funksionon, pasi duhen edhe disa javë të tjera që të shkëputet njëri ekip. Dynamo, Besëlidhja, Korabi e ne jemi katër rival të cilët nga java në javë mund t’i ndërrojmë pozicionet në tabelë” – tha Nikaj
Barazimi i një jave më parë ndaj Erzenit i kushtoi Burrelit vendin e parë në grup, pasi atë e zuri Dinamo që mundi në shtëpi Besëlidhjen e Lezhës.
Formacioni i mundshëm!
Miraka, Danaj, Hasa, Sefgjinaj, Kurbneshi, Stana, Toma, Vecaj Zuna, Raboshta Rexhepi. Tr.S.Nikaj