Pas afro 2 vite e gjysmë të dëmtuarit nga tërmetet e shtatorit dhe nëntorit të vitit 2019 në Bashkinë Klos po marrin dëmshpërlbimet. Këtë e konfirmon për mikrofonin tonë Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu. Ky i fundit tha se për mbi 300 dosja që ka bashkia e klosit me të dëmtuarit nga tërmetet, po ju kalohen pagesat sipas vlerës së nxjerrë nga grupet e ekspertëve që kanë qenë në terren dhe kanë bërë vlerësimin e dëmeve. Sa i përket bashkive të tjera si Mati, Bulqiza dhe Dibra, Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu thotë se edhe për ata do të lëvrohen parat sipas dosjeve që kanë dërguar Agjensitë e Mbrojtjes Civile pranë këtyre bashkive.
Për shkak se Qarku i Dibrës nuk u përfshi në zonat emergjente nga tërmeti i 26 Nëntorit të vitit 2019, dëmet e shkaktuara do të kompensohen në para dhe se nuk do të ketë rindërtime siç po bëhet në zonat e tjera.