Ballina SOCIALE Të dëmtuarit nga tërmeti i Nëntorit të vitit 2019, Muliu: Shumë banorë...

Të dëmtuarit nga tërmeti i Nëntorit të vitit 2019, Muliu: Shumë banorë tejkaluan afatet për të njoftuar instancat

0

Ndonëse u bë afro dy vite nga tërmeti i Nëntorit të vitit 2019 në Bulqizë shumë banorë vijojnë të përplasen në zyrat e institucioneve për dëmet e shkaktuara prej tij. Por për nënprefektin e Bulqizës, Avni Muliu, këta banorë kanë tejkaluar të gjitha afatet ligjore që janë parashikuar në situata të tilla. Pra banorët nuk kanë njfotuar instancat vendore për të shkuar më pas grupet e verifikimeve në terren. Muliu shtoi se kush ka bërë kërkesë brenda afatit ligjor tek njësitë administrative, komisionet e verifikimit kanë shkuar derë më derë.

Sa i përket dëmshpërbleimeve, Nënprefekti Avni Muliu tha se ata që janë paraqitur në afat ligjor janë paguar, ndërsa të tjerët që kanë bërë ankesën jashtë afatit, nuk mund të dëmshpërblehen.

Exit mobile version