Takimi i Pianistëve të Vegjël 2026 / Magjia e Tingujve në Duart e Fëmijëve
Qendra Kulturore e Fëmijëve “Ymer Neli” Mat organizoi në mjediset e jashtme të Pallatit të Kulturës “Shefqet Doda” në Burrel, aktivitetin e titulluar “Takimi i Pianistëve të Vegjël 2026”. Ky aktivitet, në formën e një feste të bukur mes tingujve, emocionit dhe talentit të ri, kishte si qëllim promovimin e instrumentit të pianos dhe të talenteve të rinj që e përdorin atë në QKF Mat. Skena e improvizuar u mbush me magjinë e pianos, ku duart e vogla sollën melodi të mëdha dhe çdo notë përcolli punë, dashuri dhe pasion për muzikën. Aktiviteti u shpalos si një udhëtim artistik në tre etapa: nga hapat e parë, tek zhvillimi dhe deri tek interpretimet e avancuara, nën drejtimin e instruktorit të muzikës pranë QKF “Ymer Neli” Mat, Xhuljo Barjoti. Drejtori i Artit dhe Kulturës në Bashkinë Mat, Sokol Meta dhe Drejtori i ZVAP Mat Lefter Salaj përshëndetën aktivitetin duke vlerësuar nismën. Ndërsa Drejtoresha e QKF “Ymer Neli” Mat Anduena Sefgjini tha se jo vetëm talentet e pianos, por çdo talent tjetër, do të ketë vend në këtë Qendër për ta zhvilluar atë deri në nivelin profesionist. Pianistët e vegjël Nido Neli e Lea Sulaj interpretuan për të pranishmit që e ndoqën nga afër dhe e shoqëruan me duartrokitje këtë aktivitet. Ndërsa nxënëset Grejsi Pasha dhe Emel Lala kënduan këngët "Mora fjalë" & "Mësuesja ime