
Kreu i PD Lulzim Basha mësohet se do të jetë sot në Dibër për t’u takuar me demokratët. Pas takimit me krerët e degëve, Basha do të dalë vetë në terren për t’u takuar me anëtarët e forcës politike që drejton dhe aktualisht është në momentet e saj më të vështira.
Por teksa mediat raportojnë për këtë takim, media pranë Sali Berishës e quan atë një “dështim të madh”.
“Syri TV” thotë se në këtë takim Lul Basha do të ndihmohet dhe nga socialistët. Referuar lajmit të publikuar, thuhet se në Dibër kanë mbërritur njerëz nga Tirana, Bulqiza dhe Burreli, dhe sërish salla nuk është mbushur.
Takimi raportohet se ka nisur, ndërsa deri tani nuk ka asnjë pamje, as nga zyra e shtypit e PD. Sipas medias pranë Berishës, salla po mbushet me njerëz të Partisë Socialiste. Mes tyre është edhe Haxhi Cerri, babai i Agron Cerrit, kryetarit të PS në Dibër.