Ministria e Drejtësisë ka lehtësuar masat kufizuese lidhur me pandeminë e COVID-19 për takimin e familjarëve në burgje.
Lajmi bëhet i ditur nga Ministria e Drejtësisë, e cila njofton lehtësimin e masat kufizuese lidhur me pandeminë e COVID, për takimet me familjarët në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale.
Nisur nga ulja e riskut të infektimeve, nivelit të lartë të vaksinimit, përvojës së fituar, situatës aktuale ku në asnjë IEVP nuk ka të prekur, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i ka propozuar ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja lehtësimin e kufizimeve për parandalimin e përhapjes së pandemisë.
Mes propozimeve të miratuara nga Ministri i Drejtësisë janë: për të burgosurit gra dhe të mitur lejohen katër takime në muaj. Për të burgosurit e martuar, apo që bashkëjetojnë sipas Kodit të Familjes lejohet një takim i zgjatur në muaj.
ATSH