Dështoi në aventurën e tij tek Burreli, sulmuesi gjen ekip të ri
Turbina ka afruar në ekip sulmuesin Markovanbasten Çema. 24 vjeçari sezonin e shkuar luajti me Burrelin po në Kategorinë e Parë, ndërsa është pjesë e cërrikasve tanimë.
Me eksperiencë në klube si Dinamo, Partizani apo edhe Kukësi, shtatëlarti pritet të jetë një armë më shumë për fazën ofensive te Turbina.