Kabina elektrike mes ferrave, banorët e Obokut: OSHEE nuk merr masa
Kabinat elektrike në qendrat e banuara janë kthyer në një problem serioz në zonën e Dibrës. Fakti që shumë prej tyre nuk kanë elementët e duhur të sigurisë, ka bërë që banorët të jenë në rrezik. Kjo është kabina elektrike e fshatit Obok në Njësinë Administrative Maqellarë në Bashkinë Dibër.