Klos/ Shtrohet rruga e fshatit Mishtër, banorët kërkojnë hapjen e kanaleve kulluese anësore
Rrugët rurale të paasfaltuara vijojnë të jenë problematike për shumë zona pasi nuk janë të qëndrueshme, megjithë ndërhyrjet që bëhen në to. Bashkia e Klosit ka bërë të mundur rehabilitimin e rrugës së fshatit Mishtër në Njësinë Administrative Gurrë, pasi ishte kthyer në gangrenë për banorët dhe drejtuesit e mjeteve.