Aksident në aksin Shkodër-Bushat/ Humb jetën një person, plagosen rëndë dy të tjerë (EMRAT)
Një aksident ka ndodhur këtë të hënë në aksin Shkodër-Bushat, ku një makinë u përplas me një kamion. Nga aksidenti, 1 person ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë janë plagosur rëndë.
Personi i cili ka humbur jetën është identifikuar si Altin Lulo, i cili ndodhej i bllokuar brenda automjetit.