Bulqizë/ Asfaltohet rruga Ura e Serebinit – Shtushaj
Banorët e fshatrave Shtushaj, Okshatinë, Homezh, Kovashicë, Bllacë, Gjuras e Mazhicë në Njësinë Administrative Shupenzë në Bashkinë e Bulqizës do të kenë rrugë të asfaltuar. Aksi që i lidh këto fshatra me rrugën nacionale është asfaltuar. Mjetet e firmës konktraktore po punojnë prej dy ditësh në hedhjen e shtresës asfaltike.