Bulqizë/ Kuvajti financon qendrën e re shëndetësore të Zerqanit
Banorët e Njësisë Administrative Zerqan në Bashkinë e Bulqizës do të kenë një qendër të re shëndetësore ku do të marrin brenda standarteve shërbimin parësor shëndetësor. Nëpërmjet një ceremonie të veçantë është bërë inaugurimi i objektit të ri të financuar nga Fondacioni i Kuvajtit “Mirësia” me mbështetjen e Bashkisë Bulqizë.