Prokurorja që u shkarkua sot në Dibër, bashkëshortja e kandidatit të Berishës për 6 Marsin
Belina Zeneli, prokurorja e shkarkuar ditën e sotme nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë pas kërkesës së ILD, është bashkëshortja e kandidatit të Komisionit të Rithemelimit në Dibër Premtim Kryemadhi.
Ky i fundit u zgjodh dje kandidat në kampin e Berishës për zgjedhjet e 6 Marsit. Ai mori 424 vota.