Shiu rikthen “pellgjet” në aksin nacional Ura e Matit – Rrëshen
Aksi rrugor nacional Ura e Matit – Rrëshen vijon të jetë shumë problematik për të gjithë drejtuesit e mjeteve që e përdorin këtë rrugë. Kanë mjaftuar pak reshje shiu që në këtë aks rrugor në të cilin kalojnë qindra automjete në ditë të rikthehen pellgjet e mëdha dhe gropat e rrezikshme.