Vrau bashkëfshatarin në 2024, prokuroria Dibër kërkon burgim të përjetshëm për Islam Matën
Prokuroria e Dibrës ka kërkuar burgim të përjetshëm për autorin e dyshuar të vrasjes së 52-vjeçarit Petrit Pupla në Janar të vitit 2024 në fshatin Vig të Matit.
Ndërkohë, mësohet se në seancën e fundit, prokurori i çështjes Abaz Muça ka kërkuar dënim maksimal për autorin e dyshuar Islam Mata.