Dibër. Ndalohen nga policia 3 inspektorë, favorizuan shtetas për ndërtim pa leje
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “INSPEKTORATI”, zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Dibër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër.
Nuk ushtruan kontroll konform ligjit për mbrojtjen e territorit, përpiluan akte administrative fiktive dhe favorizuan dy shtetas për të kryer ndërtim