Denoncojnë banorët e Homeshit: rruga nuk është bërë me standarde
Asflatimi i rrugës së lagjes “Ruse – Jelle” në fshatin Homesh të Njësisë Administrative Shupenzë, në Bashkinë e Bulqizës, ka ngjallur reagimin e banorëve. Këta të fundit thonë se zbatimi i këtij projekti nuk është bërë sipas standarteve pasi rruga është e ngushtë dhe përbën vështirësi për ndërrimin e dy automjeteve.