Denoncojnë banorët e Homeshit: Rruga nuk po bëhet me standarde
Asflatimi i rrugës së lagjes “Ruse – Jelle” në fshatin Homesh të Njësisë Administrative Shupenzë, në Bashkinë e Bulqizës, ka ngjallur reagimin e banorëve. Këta të fundit thonë se zbatimi i këtij projekti nuk po bëhet sipas standardeve pasi rruga është e ngushtë dhe përbën vështirësi për ndërrimin e dy automjeteve.