Ura e Domit vijon të mbetet një ndër problemet më të mëdha për banorët e fshatrave Dom e Zall – Rripë në Njësinë Administrative Gurrë në Bashkinë Klos. Ndonëse ata prisnin që situata të zgjidhej përfundimisht për kalim të sigurtë nga një anë e lumit Mat në tjetrën, ajo mbetet e njëjtë. Ndryshimi i vetëm ka qenë vendosja e kësaj tabele në hyrje të urës. Në kodin rrugor kjo shenjë ndalon kalimin në vijim. Për banorët e zonës, kjo është vendosur që në rast të ndonjë fatkeqësie, pushteti vendor të heqë përgjegjësinë ligjore, por kjo nuk e shfajëson atë nga përgjegjësia që ka për komunitetin. Ata shprehen se meqë është vendosur tabela, të mbyllet e gjithë ura dhe banorëve tju gjendet zgjidhja për të kaluar nga një anë në tjetrën.
Problem në këtë objekt mbetet kavoja në anën jugore të urës e cila është dëmtuar dhe rrezikon të mos e mbajë peshën e urës me automjete që kalojnë vazhdimisht mbi të.
Dritan Kurti