Rudolf Nikolli po kërkohej kudo nga Policia e Shtetit. 34-vjeçari që plagosi sot jashtë xhamisë “Dine Hoxha” 5 persona, e ka akt të përsëritur. Jo më larg por një muaj më parë, i riu ka plagosur një tjetër person në terminalin e autobusëve të veriut në dalje të Tiranës.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit për ngjarjen e ndodhur pak më parë, u bë me dije se gjithçka kishte nisur shkak e konflikti verbal. Policia e kishte identifikuar dhe është shpallur në kërkim.