Rekamë

Rudolf Nikolli i arrestuar për sulmin në xhaminë “Dine Hoxha” në Tiranë ndonëse vuan nga  probleme të shëndetit mendor është arrestuar për akuzën e “aktit terrorist”.

Kjo akuzë e ngritur ndaj tij vjen për shkak se i riu ka sulmuar një objekt kulti siç është xhamia.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e djeshme në kryeqytet. Nikolli, 34 vjeç, sulmoi me thikë brenda mjediseve të xhamisë së rrugës së Kavajës pesë besimtarë.about:blank

Të plagosurit janë dërguar në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Po kështu, Nikolli ishte në kërkim nga policia për një sulm, gjithashtu me thikë, të ndodhur në muajin mars në terminalin e autobusëve në Tiranë.