Sulm terrorist në një kishë të Francës, dy viktima
Të paktën dy persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur në një sulm terrorist në një kishë të Nisës, në Francë.
Sulmi ka ndodhur rreth orës 09:00 të ditës së sotme.
Policia, sipas mediave lokale, ka arritur që të arrestojë autorin e masakrës.
Ky sulm vjen pasi një 18-vjeçar pakistanez plagosi me thikë dy persona jashtë zyrave të revistës satirike “Charlie Hebdo”, me të riun që pranoi se kreu sulmin për karikaturat e Profetit Muhamed.
Ndërsa në fillim të këtij muaji, një profesori historie francez, Samuel Paty, iu pre koka në Paris për të njëjtat karikatura.