Sulm kriminal kibernetik, mbyllen sistemet qeveritare online në Shqipëri

0
11

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka mbyllur aksesin e shërbimeve online si edhe të faqeve tjera qeveritare, pasi gjendet në një sulm kriminal kibernetik të sinkronizuar dhe të sofistikuar nga jashtë Shqipërisë.

“Për t’u bërë ballë këtyre goditjeve të paprecedenta dhe të rrezikshme, jemi detyruar të mbyllim sistemet qeveritare deri në neutralizimin e sulmeve armike. Ftojmë qytetarët, mediat, bizneset dhe gjithë aktorët e tjerë të sensibilizohen për të thyer këtë sulm ndaj interesave kombëtare shqiptare dhe të mirëkuptojnë gjendjen e përkohshme të mos aksesimit të shërbimeve publike”, thuhet në një njoftim.