Suçi ende jashtë hartës së azhornimit të regjistrimit të tokës bujqësore

Suçi ende jashtë hartës së azhornimit të regjistrimit të tokës bujqësore

Fshati Suç në Njësinë Administrative me të njëjtin emër në Bashkinë e Klosit është i vetmi fshat në të gjithë Matin që ende nuk është futur në procesin e regjistrimit të tokës, bazuar në ligjin 7501 të vititi 1991.

Në hartën që përcakton ngastrat bujqësore në Mat, fshati Suç është i papërcaktuar, duke bërë që banorët të mos kenë mundësinë të regjistrojnë tokat e tyre bujqësore apo banesat.

Mat Televizion ka mësuar nga Zyra e Regjistrimit të pasurive të paluajtshme Mat se ky fshat nuk ka qenë asnjëherë në sistem pasi nuk janë pranuar nga vendimet e ndarjes së tokës nga komisionet e vendore për ndarjen e tokës. Në disa raste janë konstatuar mbivendosje e kjo ka bërë që të hapen pretendime nga shumë disa banorë për të njëjtën pronë, të cilët edhe aktualisht vazhdojnë vazhdojnë proceset gjyqësore mbi të drejtën e pronësisë.

Po ashtu mësohet se nga banorët ka patur pretendime edhe për ndarje të padrejtë bazuar në çertifikatën e trungut familjar të vitit 1991. Nisur nga këto problematika, azhornimi i tokave bujqësore në këtë fshat, mund të bëhet vetëm me ngritjen e një komisioni nga Bashkia Klos, për ndarjen nga fillimi bazuar në çertifikatat e trungut familjar të vitit 1991.