Suç. 9 pjestarët e familjes Gjoni në kushte të vështira ekonomike

0

Famija Gjoni prej 9 anëtarësh nga lagjja “Shkorsë” në fshatin Suç të Bashkisë së Klosit po jeton në kushte të vështira ekonomike. Banesa nuk ka asnjë kusht të përshtatshëm për të jetuar, me dyer e dritare të dëmtuara etj. Kryefamiljari Gjon Gjoni shprehet se të ardhurat e vetme të familjes janë ato që merr nga pensioni i tij. Por këto para nuk mjaftojnë as për ushqim, ndërsa duhet të paguajë edhe enërgjinë elektrike e ujin e pijshëm. Gjoni tregon se nga pamundësia për të paguar debinë ndaj OSHEE, kjo e fundit i ka shkëputur rrymën duke e lënë në errësirë të plotë pre disa ditësh.
Në situatë të vështirë ndodhet edhe vajzat e Gjonit, Rozina e cila edhe ajo jeton në shtëpinë e babait bashkë me bashkëshortin, nënën e tij dhe fëmijët. Madje Rozina shprehet se jo vetëm errësira por edhe varfëria po jua vështirësojnë jetesën. Sidomos për fëmijën e vogël i cili ka vetëm pak ditë që ka lindur.
Të kontaktuar nga Mat Tv drejtues të OSHEE për Matin thanë se rasti është i ditur dhe se shkak për ndërprerjen e energjisë elektrike është bërë debia, por me lidhjen e një aktmarrëveshjeje, familjes Gjoni do t’i rikethet rryma.