Subvencionet 2026 / Ulet numri i krerë për blegtorët përfitues të skemës
Qeveria ka rritur sipërfaqen për përfitimin e naftës gjatë këtij sezoni bujqësorë, gjë që ka bërë që shumë bujq apo fermer të penalizohen. Minimumi prej 3 hektarësh nuk është pritur mirë nga fermerët në të gjithë vendin, gjë të cilën e kanë kundërshtuar vazhdimisht që nga bërja publike e skemës kombëtare të mbështetjes në bujqësi për vitin 2026. Por, skema e këtij viti ka sjellë lehtësira për blegtorët. Vitet e kaluara numri i krerëve për gjedhët dhe të imtat ishte më i lartë se i këtij viti, duke bërë që shumë blegotr të mos e përfitonin. Kështu, për të përfituar mbështetje për 1200 lekë për krerë për të imtat, blegtori duhej patjetër të kishte mbi 100 krerë dele ose dhi. Ky numër këtë vit është 50 kerë dhe blegtori përfiton jo 1200 lekë, por 1500 lekë për krerë. E njëjta gjë ka ndodhur edhe për gjedhët. Numri i krerëve për të përfituar nga skema mbështetëse ka zbritur nga 10 në 5 krerë minimumi. Mbështetja financiare është rritur nga 10 mijë lekë në 12 mijë lekë për krerë. Edhe për bletarët ka ulje të numrit të koshereve për të përfituar nga skema mbështetëse. Vitin e kaluar minimumi ishte 50 koshere, ndërsa këtë vit është 25 koshere dhe bletari përfiton 2 mijë lekë për koshere.