Që prej fillimit të pandemisë Mati ka regjistruar numrin më të lartë të të infektuarve me Covid-19. Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale raportoi 20 raste të reja të dalë nga tamponët e marrë tek personat e dyshuar si të infektuar me Covid-19. Po ashtu 12 raste të reja u shënuan sot edhe në Dibër duke e çuar numrin total të të infektuarve brenda një dite në të gjithë Qarkun në 32.

Ditët e fundit shifrat janë rritur shumë edhe në Qarkun Dibër që megjithëse ndodhet i fundit për nga numri i rasteve aktive me Covid-19, numëron aktualisht 191 të infektuar zyrtarisht.