Statistikat, më pak aksidente në vitin 2025 në Qarkun Dibër
Instituti i Statistikave të Shqipërisë ka publikuar të dhënat zyrtare sa i përket aksidenteve rrugore të regjistruara në vendin tonë gjatë vitit 2025. Nga statistikat e publikuara vihet re një rënie e numrit të aksidenteve krahasuar me vitin paraardhës. Kështu, gjatë vitit 2025 në territorin e Qarkut Dibër janë shënuar 28 aksidente rrugore me 65 qytetarët të plagosur e viktima. Ndërkohë, për të njëjtën periudhë Janar – Dhjetor 2024 janë regjistruar 39 aksidente me 70 persona të plagosur e viktima. Qarku me numrin më të ulët është Berati me 24 aksidente gjatë vitit 2025 dhe qarku me numrin më të lartë mbetet Tirana me 447 aksidente të regjistruara gjatë vitit të kaluar me 552 persona të plagosur e viktima. Në rang kombëtarë janë raportuar më pak aksidente gjatë vitit 2025 se sa në vitin 2024. Për vitin 2025 janë regjistruar 1,375 aksidente me 1,913 të plagosur e vitkima dhe për vitin 2024 janë regjistruar 1,666 aksidente me 2,255 të plagosur e viktima. Po ashtu mësohet se numri më i lartë i aksidenteve rrugore të regjistruara në Qarkun Dibër janë shënuar në rrugën e Arbrit. Në të gjithë gjatësinë e kësaj rruge nga Peshkopia deri tek tuneli i Murrizit janë disa pika të zeza që janë bërë burim aksidentesh gjatë vitit që lam pas.