Statistikat botërore. Koronavirusi, 13,556 te vdekur dhe mbi 314 mije te infektuar

0

Italia ka shënuar numrin më të lartë të viktimave për 24h që ka shkaktuar pandemia Covid-19 duke numëruar 739 viktima. Në total janë regjistruar 4825 viktima, ndërkohë që të infektuar janë 53578 raste.
Italia ka mbyllur gjithçka, çdo aktivitet prodhues që nuk është jetik për të garantuar të mira dhe shërbime të rëndësishme. Lajmin e dha kryeministri i Italisë Giuseppe Conte pasi Italia arriti shifra tqë frikshme të të vdekurve nga fillimi i emergjencës koronavirus, 793 në një ditë të vetme. “Është kriza më e vështirë që vendi po jeton që nga Luftae Dytë Botërore”, ka deklaruar kryeministri italian.
Conte siguroi se “do të vijojnë të qëndrojnë të hapura të gjitha supermarketet, dyqanet ushqimore dhe për nevojat themelore.
Rusia me pak raste të personave të infektuar dhe vetëm një viktimë nga koronavirusi ditën e djeshme Presidenti Vladimir Putin përmes një telefonate me kryeministrin italian Giuseppe Conte kanë rënë dakord për një disa marrëveshjeshe, përfshirë dërgimin e një ekipi të ekspertëve rusë. Rusia do të dërgojë në Itali paisjet mbrojtëse, komplekset e lëvizshme me bazë Kamaz për dezinfektimin e transportit dhe territorin, pajisjet mjekësore, si dhe ekipet dërguese të ekspertëve rusë për ndihmë praktike në zonat më të prekura të vendit.

Turqia ka konfirmuar 12 vdekje të reja nga koronavirusi COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 21. Ministri I shëndetësisë turke ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë kryer 2 953 teste tek personat që dyshohet se janë infektuar me koronavirus dhe se 277 prej tyre janë testuar pozitiv. Numri i përgjithshëm i të infektuar në Turqi ka shkuar se në 947.
Pandemia e koronavirusit ka pushtuar të gjithë botën. Kina, vendi i “origjinës” numëron tani me gishtat e dorës të infektuarit e rinj, ndërsa epiqendra është vendosur në Europë.
Në rang global kanë humbur jetën deri më tani 13,556persona dhe të infektuar janë rreth 314 mijë të tjerë, por 91,954 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Në Europë, Italia ngelet një nga vendet më të prekura, por dhe Spanja po rritet me ritme te ndjeshme duke numëruar 1,725 te vdekur dhe mbi 28 mijë të infektuar.