Ka rënë ndjeshëm numri i infektimeve me Covid-19 në qarkun e Dibrës dy ditët e fundit. Këtë të mërkurë Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale raportoi vetëm dy raste të reja në këtë qark, një në Mat e një në Bulqizë. ndërkohë, ka rënë edhe numri total i të infektuarve aktiv ku nga 144 që ishte një ditë më parë, sot ai është 137 duke shënuar kështu 7 të shëruar.
Ndërkohë në rang kombëtar sot u shënuar reKord i ri infektimesh ku nga 2574 analiza të kryera, kanë rezultuar pozitive 711 raste. Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 9 qytetar të infektuar me koronavirus.numrin më të madh të rasteve aktive me Covid-19 e mban Qarku Tiranë me 7406 dhe në vend të fundit Qarku Dibër me 137 të infektuar aktiv. Në të gjithë vendin aktualisht numri i personave të infektuar aktiv me Covid-19 është 14975 qytetar.