Ndonëse në ditët e fundit ka patur një luhatje të rasteve të reja të infektimeve me koronavirus, në Qarkun Dibër, situata momentalisht është e qetë. Është i vetmi nga 12 e Qaret e vendit tonë që momenalisht nuk ka asnjë të infektuar aktiv me Covid-19.

Rasti i variantit Delta i publikuar pak ditë më parë nga ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është shëruar duke bërë që në katër bashkitë e qarkut të mos ketë momentalisht të infektuar.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë që qytetarët të mos tregohen të kujdesshëm. Instancat shëndetësore ju bënë apel të gjithë qytetarëve që të mos neglizhojnë asnjë simptomë të koronavirusit. Në rast të shfaqjes së shenjave, duhet patjetër të kontaktojnë me mjekun e familjes.

Në të gjithë vendin momentalisht janë rreth 380 të infektuar ndërsa numrin më të madh e mban Tirana me rreth 140 raste. Që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë janë infektuar 133 mijë qytetar dhe 130 mijë janë shëruar . rreth 2500 qytetar nuk e kanë fituar dot betejën me Covid -19 që nga fillimi i pandemisë.