Rekamë

Pas disa ditësh ku numri i të infektuarve ditor ka qenë i ulët në Qarkun Dibër, këtë të Enjte, është rritur sërish. 24 të infektuar me Covid-19 u zbuluan në 24 orët e fundit në këtë qark. Mati e Dibra kanë nga 11 raste të reja, ndërsa Klosi e Bulqiza me vetëm nga 1 rast. Ndërsa lajmi i mirë është se po në 24 orë në këtë qark ka patur 20 të shëruar nga Covid-19, duke e ulur numrin e rasteve aktive në këtë qark në 486.
Ndërkohë rritje të numrit të të infektuarve ka patur edhe në rang vendi. Nga 3088 testime të kryera kanë rezultuar pozitiv me SarsCov2 678 qytetar, ku numrin më të madh e ka Qarku Tiranë.
Në 24 orët e fundit nuk e kanë vituar betejën me Covid-19 pesë qytetarë të moshave nga 70 deri në 81 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë.