Spektakël kuqezi, Shqipëria dëfrehet ndaj Jordanisë, fiton me përmbysje në miqësore

Spektakël kuqezi, Shqipëria dëfrehet ndaj Jordanisë, fiton me përmbysje në miqësore
Shqipëria argëtohet ndaj Jordanisë në “Air Albania”, duke fituar pastër 4-2 në miqësore. Sfida nisi me ritëm të lartë, me mysafirët që u shfaqën disi më kërkues në zonën e kuqezinjve. Pas çerek ore lojë, një top i kthyer keq i jep mundësinë jordanezëve të shënojnë, por Dajsinani bëri heroin, duke i mohuar golin Tamarit. Pak më vonë, Al Rashdan zhbllokoi shifrat me kokë. Ekipi i Silvinjos barazoi shifrat në fund të pjesës së parë, falë një autogoli, me Bajramin që detyrojë kundërshtarin të shënojë në portën e tij. Në fillimin e pjesës së dytë, skuadrat u treguan të kujdesshme, duke mos rrezikuar shumë. Një asist magjik i Asllanit gjen Brojën i cili nuk fali, me sulmuesin e sapo future në lojë, që takohet kështu përsëri me golin pas një periudhe të gjatë. Asgjë nuk kishte mbaruar ende, pasi një kryevepër e Arbër Hoxhës thelloi shifrat. Emrin në listën e golashënuesve e vendosi edhe Bajrami, me një gol në minutat e fundit. Jordania e mbylli sfidën me golin e Oluan, në shtesë.   Komentet më të rëndësishme të ndeshjes: 90+3′ Mbyllet 4-2 ndeshja në ‘Air Albania’. 90′ Tre minuta shtesë. 90′ GOOL! Jordania shkurton me Olwan. 79′ GOOL! Nedim Bajrami shënon nga brenda zonës pas asistit të Brojës. 78′ Elseid Hysaj futet në fushë dhe Asllani i jep shiritin e kapitenit. Hysaj luan ndeshjen numër 94 me Kombëtaren, duke u bërë futbollisti me më shumë ndeshje për Kombëtaren. 75′ GOOL! Arbër Hoxha shënon golin e parë me fanellën kuqezi. Pas driblimit, goditja e Hoxhës nga 25 metra mori një trajektore që nuk mund të ndalej. 65′ GOOL! Pasim fantastik i Asllanit dhe Broja nga pranë porte ia ngre topin mbi kokë portierit, duke e dërguar më pas në rrjetë. Ky është goli i dytë për Brojën në epokën Sylvinho dhe i gjashti për të në 31 ndeshje me Kombëtaren. Në 3 qershor 2024 ishte goli i fundit për Brojën me kuqezinjtë, në miqësoren me Lihtenshtajnin. 62′ Broja kontrollon bukur dhe pason për Hoxhën, ky i fundit nuk driblon si duhet. 62′ Dajsinani sërish në pozicion. 61′ Armando Broja merr vendin e Mirlind Dakut. Ovacione për Brojën nga tifozët. 58′ Nazmi Gripshi dëmtohet, stafi mjekësor i jep ndihmën e parë. 46′ Fillon pjesa e dytë. Gjimshiti, Shehu dhe Asani mbeten në dhomat e zhveshjes. Në vend të tyre Cake, Ramadani dhe Gripshi. Cake dhe Gripshi debutojnë me Kombëtaren. Asllani merr shiritin e kapitenit. 45+2′ Mbyllet 1-1 pjesa e parë. 45+2′ Alnaimat shumë i shpejtë në zonë, ndalet nga Dajsinani. 45′ Dy minuta shtesë. 40′ GOOL! Nedim Bajrami bën gjithçka mirë dhe pasimi i tij u devijua në portën e tij nga Abualnadi. 1-1 në Tiranë. 27′ GOOL! Një krosim nga këndorja bën që Al Rashdan me kokë të shënojë gol për Jordaninë, në momentin tonë më të mirë. 25′ Shqipëria dominon ndeshjen me raste dhe kontroll loje. 24′ Asani tenton nga jashtë zone, sfera përfundon në tribunë. 21′ Asani pason bukur te Daku, me goditjen e këtij të fundit që pritet nga portieri. Në kthimin e topit, Nedim Bajrami e dërgon sferën jashtë. 18′ Al-Tamari del i vetëm përballë Dajsinanit pas një gabimi në mbrojtjen tonë, portieri kuqezi bën një pritje fantastike. 16′ Jasir Asani provon nga jashtë zone, ndal portieri mik. 10′ Daku merr një pasim në zonë. Topi është shumë i fortë dhe përfundoon në duart e portierit Abulaila. 6′ Rreziku i parë i miqve. Al Rashdan provon me një gjuajtje nga jashtë zone, e cila shkon jashtë. 2′ Al-Hourani dhe Daku përplasen kokë më kokë, ndihmë mjekësore për të dy. Gjendja e tyre është e mirë. 1′ Nis në Tiranë ndeshja mes Shqipërisë dhe Jordanisë me topin e parë shkelmuar nga miqtë. Pragndeshje Me fillim nga ora 19:00 në ‘Air Albania’ po luhet dueli miqësor mes Shqipërisë dhe Jordanisë në futboll. Miqtë kanë siguruar kualifikimin në Kupën e Botës 2026. Shqipëria tre ditë më parë fitoi 0-1 në Serbi për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026 dhe la këta të fundit në vendin e tretë me katër pikë më pas, duke ‘blinduar’ në një farë formë vendin e dytë, ndërsa kreu mbahet nga Anglia me 15 pikë të plota pas pesë takimeve. Ndeshja kundër Jordanisë Takimi i sotëm kundër Jordanisë është i dyti mes këtyre skuadrave. Ishte 10 tetori i 2018, pra diçka më shumë se shtatë vite më parë kur në ‘Elbasan Arena’ Shqipëria dhe Jordania barazonin 0-0. Arbitër kryesor sot do jetë zvicerani Lukas Fähndrich, me ndihmësa bashkëkombasit Jonas Erni dhe Nicolas Müller. Arbitër i katërt shqiptari Juxhin Xhaja. Nga sfida e fituar tre ditë më parë 0-1 kundër Serbisë, sërish nga minuta e parë luajnë Gjimshiti, Mitaj, Asllani dhe Shehu. Formacioni zyrtar: Shqipëria (4-3-3): Dajsinani; Balliu, Gjimshiti, Mihaj, Mitaj; Asllani, Shehu, N. Bajrami; Hoxha, Asani, Daku Trajner: Sylvinho Jordania (4-4-2): Abulaila, Abualnadi, Abu Hasheesh, Al Hourani, Al Naimat, Al Quraishi, Al Rashdan, Ibrahin Sa’deh, Nasib, Oluan, Tamari Trajner: Jamal Sellami\ Shqipëria do rikthehet në fushë në nëntor, ku do kërkojë të sigurojë matematikisht një vend në Play Off.