SPAK zgjat me 3 muaj hetimet për Benet Becin, akuzohet për shkelje të barazisë në tendera
Prokuroria e posaçme ka zgjatur edhe me 3 muaj hetimet për kryetarin e bashkisë Shkodër, Benet Beci. Ndaj tij SPAK ka ngritur akuzat e shkeljes së barazisë në tendera.
Tenderi me vlerë 700 mijë euro të vitit 2019, me objekt zhvillimin strategjik të sektorit energjitik, është kthyer në hetim të plotë nga SPAK. Indiciet për këtë rast u morën nga hapja e telefonit të kreut të ARRSH, ku u zbuluan të dhëna që sollën në hetimin e tanishëm.