SPAK shtyn nisjen e procedurës së zgjedhjes së kreut të ri të BKH, vetëm 2 nga 13 kandidatë me dokumentacion të plotë

SPAK shtyn nisjen e procedurës së zgjedhjes së kreut të ri të BKH, vetëm 2 nga 13 kandidatë me dokumentacion të plotë

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka

shtyrë deri ditën e martë, më 24 qershor, afatin për nisjen e procedurave për

zgjedhjen e kreut të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Shkak për këtë shtyrje është bërë mosdorëzimi i dokumentacionit të plotë nga

pjesa më e madhe e kandidatëve. Nga 13 aplikantë gjithsej, vetëm 2 kanë dorëzuar dokumentacionin e kërkuar në

mënyrë të rregullt. Për 11 kandidatët e tjerë, faza e parë e shqyrtimit nuk mund

të nisë pa plotësimin e dokumenteve të nevojshme. Në mesin e kandidatëve që synojnë drejtimin e BKH-së janë emra të njohur të

sistemit të rendit dhe drejtësisë, përfshirë ish-drejtorët e Përgjithshëm të

Policisë së Shtetit, Haki Çako dhe Gledis Nano, zëvendësdrejtori aktual i

BKH-së, Joni Keta, si dhe prokurori Andi Pogace.