
Prokuroria speciale i ka kërkuar parlamentit miratimin e kërkesës për të arrestuar deputetin socialist Alqi Bllako për aferën e inceneratorëve. Po për të njëjtën cështje shtatë persona janë vënë në pranga, pesë janë shpallur në kërkim ndërsa tetë të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë nga SPAK. deri më tani nën pranga janë vënë Pëllumb Abeshi, drejtor i politikave në Ministrinë e Mjedisit, Azem Shatëri, drejtor i ndërmarrjes së Shërbimeve publike në Bashkinë e Fierit, Arenc Myrtezani, ish-administratori i inceneratorit të Fierit, Florian Muçaj anëtar i Komisionit të Prokurimit për incineratorin e Fierit dhe Erjon Murataj.
Për dy të tjere është dhënë masa ‘arrest shtëpie’. Ato janë Sabina Cenameri ish-anëtarja e Komisionit të Prokurimit të Inceneratorit të Fierit dhe Etleva Kondi, ish-anëtare e Komisionit për dhënien e koncesionti, akuzohet “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim. Ndërsa për deputetit duhet të jepet miratimi i kuvendit.
“Për shtetasin Alqi Bllako, nisur nga fakti që është i zgjedhur deputet në Kuvendin e Republikës së Shjqipërisë, Prokuroria e Posaçme bazuar në parashikimet e nenit 73/2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenit 288/1/2 të Kodit të Procedurës Penale, do të paraqesë kërkesë Kuvendit për dhënie të autorizimit për caktimin e masës sigurimit personal “arrest në burg”,”- thuhet ndër të tjera në njoftim e prokurorisë speciale.