SPAK merr të pandehur kryebashkiaken e Roskovecit, Majlinda Bufi

SPAK merr të pandehur kryebashkiaken e Roskovecit, Majlinda Bufi
Kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi, është marrë e pandehur për veprën penale “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike”, parashikuar nga neni 328/a/3. Hetimi, i cili nisi pas një kallëzimi penal kundër saj, është përfunduar nga Prokuroria Speciale dhe dosja tashmë është dërguar në Gjykatën e Posaçme, ku pritet të shortohet dhe më pas të kalojë në fazën e shqyrtimit paraprak. Gjatë dy viteve të fundit, ndaj Bufit janë depozituar tre kallëzime, dhe dy herë ajo është paraqitur për të dhënë deklarime.