SPAK aksion në Shkodër, lëshohen 13 urdhër-arreste, mes tyre edhe zyrtarë policie
SPAK aksion në Shkodër, lëshohen 13 urdhër-arreste, mes tyre edhe zyrtarë policie
Drogë nga Amerikan Latine drejt Shqipërisë/ Detaje nga operacioni i SPAK në Shkodër, Grupi u “çmontua” nga bisedat në Sky ECC. 8 të arrestuarit. Detaje të reja janë mësuar në lidhje me operacionin e prokurorisë së Posaçme në Shkodër. Raportohet se grupi i organizuar, i dyshuar për trafikun e lëndëve narkotike nga Amerika Latine drejt Shqipërisë, janë zbuluar për shkak të bisedave të tyre në aplikacionin Sky ECC. Nga 13 urdhër-arrestet e lëshuara nga SPAK, janë arrestuar 8 persona dhe pesë të tjerë janë ende në kërkim.
Mes personave të dyshuar, janë edhe punonjës të policisë.