SPAHIU: PAS RRUGËS, TJETËR PROJEKT PËR LURËN
Asfaltimi i rrugës së Lurës që e lidh me Peshkopinë dhe Rrëshenin pritet të ketë impakt pozitiv në zhvillimin e turizmit në zonë. Por kryebashkiaku i Dibrës Rrahim Spahiu lajmëron se një tjetër projekt do të zbatohet në Lurë. Ai thotë se menjëherë pas përfundimit të asfaltimit të të dy segmenteve Lurë – Arras dhe Lurë – Perlat, do të nisë puna për zbatimin e projektit për rivitalizimin dhe unifikimin e të gjitha banesave në Lurë, ku do të bëhet ndërhyrje në çatiat e tyre. Po ashtu kreu i Bashkisë Dibër, Rahim Spahiu deklaroi se nga pushteti vendor do të ndërhyhet për sistemimin dhe rehabilitimin e ujërave të ndotura për ta bërë Lurën sa më të pastër e të zivitueshme nga të gjithë.
Investimet në infrastrukturë në Lurë synojnë që zona të thithë gjithnjë e më shumë turistë në çdo stinë të vitit, duke i dhënë zonës një impakt pozitiv në zhvillimin ekonomik.