Sot pritet të zhvillohet protesta e parë në vendin tonë, pas rritjes së menjëhershme të çmimit të naftës.
Aktualisht, në tregun e hidrokarbureve një litër naftë po kap çmimin rekord prej 180 lekë për litër.
Nisma është njoftuar në rrjetet sociale ditën e djeshme dhe iu bëhet thirrje drejtuesve të automjeteve të fikin makinat e tyre nga ora 12:00-15:00 në shenjë proteste këtë të enjte.
Kërkohet që çmimi i naftës të bëhet nga 178 lekë që është aktualisht në pikat e karburanteve, në 15o lekë.