Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në kuadër të hyrjes në fuqi të masave të reja anti-COVID, në një postim në rrjetin e saj social Facebook, shkruan se sot nis lehtësimi gradual i masave, për një sezon turistik përtej pandemisë.
Postimin e saj e ka shoqëruar edhe me një foto në të cilën janë paraqitur shkurtimisht ndryshimet, si dhe masat që do të vazhdojnë të qëndrojnë ende në fuqi.
“Hiqet detyrimi për mbajtjen e maskës në ambientet e jashtme. Maska e detyrueshme në ambientet e mbyllura si dhe në mjetet e transportit publik”, ky është lehtësimi dhe rregulli lidhur me maskën anti-COVID.
Ndërkohë “Ora policore shtyhet në 23:00-06:00 Klublet e natës, diskot vijojnë të mbeten të mbyllura , muzika do të lejohet deri në orën 22:00.”, thuhet në lidhje me orën policorë.
https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FOgertaManastirliu%2Fposts%2F1231079450681436&show_text=true&width=500