Janë mbyllur në orën 19.00 qendrat e votimit në Kosovë ku votohej për zgjedhjet e parakohshme.
RTV Dukagjini ka publikuar rezultatet e një Exit Poll të kryer nga UB Consulting në bazë të pyetjes së 9450 personave.
Vetëvendosje merr 55 deputetë, PDK merr 20 deputetë, LDK merr 17 deputetë, AAK merr 8 deputetë ndërsa 20 deputetë janë të përcaktuar për pakicat.
NISMA nuk hyn në Kuvend. Nuk janë marre parasysh votat e diaspores. Marzhi i gabimit sipas organizatorëve është 1%.
