“S’më linte të vishesha ekstravagante”, zbardhen detaje nga krimi tronditës në Fier! Flet 26-vjeçarja që mbyti të atin me tel
Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Frashër të Fierit, ku një 26-vjeçare ka mbytur me tel babanë e saj 56-vjeç.
Policia bën me dije se Emanilda Rama ka njoftuar sot policinë dhe ka deklaruar se i ati kishte humbur jetën aksidentalisht një ditë më parë, por ky version nuk është besuar plotësisht. Shërbimet e Policisë, gjatë deponimit të 26-vjeçares dhe gjatë veprimeve të para hetimore, kanë krijuar dyshim se humbja e jetës së 56-vjeçarit, Anesti Rama, nuk ishte aksidentale dhe për këtë arsye kanë vijuar hetimet e thelluara.
Gjatë këtyre veprimeve të kryera në koordinim me Prokurorinë e Fierit, ka rezultuar se e reja ka vrarë babanë e saj, për motive të dobëta. Sipas burimeve policore, 26-vjeçarja në dëshminë e saj ka pranuar krimin, pasi sipas saj i ati e trajtonte me shumë fanatizëm, duke mos e lejuar as të vishet në mënyrë bashkëkohore e as të argëtohet, një sjellje që i ushtronte shumë presion në përditshmërinë e saj.