Rekamë

Aksi rrugor Skuraj –Burrel ishte problematik në fundjavën që lam pas, pasi qindra udhëtarë u bllokuan për shkak të prezencës së akullit dhe mungesën e ndërhyrjes nga firma mirëmbajtëse. Por pas 5 ditësh, në rrugë nuk ka tashmë akull e borë, por gropat e mëdha në asfalt janë aty. Në të gjithë gjatësinë e kësaj rruge prej 36 kilometrash, situata është tejet shqetësuese për arsye të pranisë së shumtë të gropave të mëdha. Drejtuesit e mjeteve shprehen se ju duhet deri në 1 orë e 30 minuta për të përshkuar vetëm 36 kilometra rrugë nga Burreli deri në Skuraj për shkak të gropave. Ata shprehen se ky është një aks tejet i degraduar si kurrë më parë dhe se nuk shohin të mirëmbahet, pavarësisht se firma paguhet me qindra miliona lekë.
Dhjetë ditë më parë firma mirëmbajtëse e kësaj rruge mbushi disa gropa me asfalt, por sot asfalti i hedhur në këto gropa nuk është më, pasi ai ishte hedhur pa asnjë rregull teknik.